Sport

“E turpshme! Nuk jam këtu për t’ju dhënë tituj”, pyetja e gazetarit tërbon Jurgen Klopp, gjermani braktis konferencën (video)

Një gazetar i kërkoi trajnerit të Liverpool një mendim për paralajmërimet e klubit anglez për tifozët e tyre në rrjetet sociale, por Klopp nuk e mori mirë.

7 Shtator 2022, 13:34 Nga DOSJA

“E turpshme! Nuk jam këtu për t’ju dhënë

ITALI- Jurgen Klopp i irrituar nga një pyetje për qytetin e Napolit. Konferenca për shtyp në prag të ndeshjes së parë të Champions League u zhvillua në një atmosferë të relaksuar, mes buzëqeshjeve, batutave dhe lëvdatave për Spallettin dhe skuadrën e tij. Gjithçka e qetë, deri në një pyetje për qytetin e Napolit.

Një gazetar i kërkoi trajnerit të Liverpool një mendim për paralajmërimet e klubit anglez për tifozët e tyre në rrjetet sociale, por Klopp nuk e mori mirë.Liverpool, në orët e fundit, u bëri thirrje tifozëve të tyre që të shmangin qendrën e qytetit në mënyrë që të mos "shënjestrohen dhe të pësojnë vjedhje, grabitje apo sulm".

Mesazhet e lëshuara nga klubi anglez shkaktuan disa polemika dhe një gazetar deshi ta trajtonte këtë temë në një konferencë për shtyp. Jurgen Klopp u pyet nëse Napoli ishte një qytet i sigurt: "Mirëmbrëma zotëri, kjo nuk është hera e parë që ju vini në këtë qytet, do të doja të dija nëse Napoli ju duket i rrezikshëm, sepse sot klubi juaj në Tëitter ka postuar një mesazh në të cilën ai i paralajmëroi tifozët për rreziqet e mundshme në qytet. A ju pëlqen të qetësoni fansat tuaj dhe të thoni se Napoli ka qenë gjithmonë mikpritës? Cila është ideja juaj për qytetin tonë?”.

Një pyetje, e cila nuk i ka pëlqyer aspak Jurgen Klopp, i cili nuk e ka mbajtur dot mosmiratimin. Trajneri shtriu krahët dhe më pas u përgjigj: “Kjo është një pyetje e turpshme nga ana juaj. Ju dëshironi një titull. Unë thjesht nuk e kuptoj atë. Jeni nga Napoli? Mendoni se është një qytet i rrezikshëm? Nuk e di, nuk bëj një jetë normale në Napoli. Unë jam i mbrojtur këtu, shkoj në hotel dhe tani ju më pyesni se çfarë mendoj për Napolin. Ju e dini saktësisht se për çfarë po flisnin. Nëse disa tifozë takojnë tifozë të tjerë, diçka mund të ndodhë”.

Klopp në fund theksoi se paralajmërimet nuk kishin të bënin me qytetin dhe më pas braktisi konferencën për shtyp: “Kjo nuk ka të bëjë fare me qytetin, kështu që nuk e di. Por unë nuk jam këtu për t'ju dhënë tituj, nëse nuk dini çfarë të më pyesni nuk është problem, sepse do të doja të shkoja në hotel për të qenë i sinqertë dhe të fokusohesha vetëm te ndeshja e nesërme. Dhe duket se nuk dini më çfarë të kërkoni nga unë”.

E.Ç (Dosja.al)

klopp liverpool napoli

Sondazh

Poll