Sport

Modric, gol përallor në paraqitjen e 100-të në Champions! 60.000 tifozë në ‘Celtic Park’ çohen në këmbë (video)

Real Madrid e hapi në mënyrën më të mire Champions League, duke fituar ndeshjen e parë ndaj Celtic në Glasgow me shifrat 3-0.

7 Shtator 2022, 13:07 Nga DOSJA

Modric, gol përallor në paraqitjen e 100-të në Champions!

SKOCI- Real Madrid e hapi në mënyrën më të mire Champions League, duke fituar ndeshjen e parë ndaj Celtic në Glasgow me shifrat 3-0. Një tjetër provë e forcës dhe personalitetit të skuadrës madrilene që nisën në mënyrën më të mirë gjuetinë e trofeut të 15-të kontinental, duke marrë menjëherë frenat e Grupit F. Golat u shënuan nga Hazard, Vinicius dhe Modric. Realizimi i kroatit mori ovacionet e tifozëve skocezë.

Përballë artit vetëm ata që nuk kanë dashuri për të bukurën nuk dinë të vlerësojnë dhe kështu edhe në Celtic Park, më shumë se 57 mijë të pranishmit e ndjenë se ishte thjesht e natyrshme të ngriheshin në këmbë dhe të duartrokisnin Luka Modric, i cili u largua nga fusha në minutën e '80'.

Në Glasgow, Modric shkoi edhe më tej: ishte paraqitja e tij e 100-të në Champions League, jo një ndeshje e parëndësishme dhe kroati donte ta nderonte atë sa më mirë që mundej, duke magjepsur tifozët. Rrugëtimi i Real Madrid sapo ka filluar, por “trivela” e Glasgout është tashmë një nënshkrim i qartë dhe i pashlyeshëm për Modric.

E.Ç (Dosja.al)

 

real madrid modric

Sondazh

Poll