7 Shtator 2022, 15:03
Nga DOSJA
Trajneri i kombëtares ruse, Valeri Karpin
RUSI - Kombëtarja e Rusisë nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare, që kur u dënua të mos zhvillonte as ‘play-off’-in për Kupën e Botës. Ajo do të kthehet në fushat e futbollit më 24 shtator, për një ndeshje miqësore në Kirgistan, shtatë muaj pasi u pezullua nga FIFA dhe UEFA për fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë.
Ndeshja miqësore do të luhet në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek, pas së cilës mendohet që në nëntor rival i skuadrës ruse do të jetë Irani, megjithëse data nuk dihet ende. Federata Ruse e Futbollit i ka shpenzuar muajt e fundit në kërkim të skuadrave për t'u përballur, pas sanksionit që i pengon ata të luajnë në Kupën e Botës në Katar dhe Ligën e Kombeve.
Fillimi i "operacionit special ushtarak" më 24 shkurt, e pengoi Rusinë të përballet me Poloninë në Moskë, e cila do të luajë Kupën e Botës pasi mundi Suedinë. Trajneri rus, Valeri Karpin, ka thirrur në listën paraprake 35 lojtarë, mes të cilëve Zakharian, i kërkuar nga Chelsea dhe europianë të tjerë të mëdhenj dhe Mostovy, anësori i liderit të ligës ruse, Zenit Saint Petersburg.
Për shkak të mungesës së ndeshjeve, Karpin vendosi të kombinojë postin e trajnerit të kombëtares me atë të trajnerit të skuadrës së Rostovit. Klubet ruse gjithashtu nuk lejohen të luajnë gara ndërkombëtare, kështu që ata nuk marrin pjesë as në Champions dhe as në Europa League.
B.T (Dosja.al)
Sport
7 Shtator 2022, 13:34
ITALI- Jurgen Klopp i irrituar nga një pyetje për qytetin e Napolit. Konferenca për shtyp në prag të ndeshjes së parë t&eum...
Sport
7 Shtator 2022, 13:20
ANGLI- Hakmarrja e Guardiolës, tani edhe Pep ka ‘bombarduesin’e tij. Nuk ka më 9 false apo ide që kufizohen me të çudit...
Sport
7 Shtator 2022, 13:07
SKOCI- Real Madrid e hapi në mënyrën më të mire Champions League, duke fituar ndeshjen e parë ndaj Celtic në Glasgow me shi...
Sport
7 Shtator 2022, 12:52
PARIS- PSG-Juventus ishte një ndeshje e nivelit të lartë, por spektakli që u pa në fushë nuk pati një ekuivalent të de...
Sport
7 Shtator 2022, 12:46
ITALI- Juventus rikthehet nga Parisi me një disfatë në ndeshjen e parë të grupit të Champions League që ndoshta mund të...
Sport
7 Shtator 2022, 12:15
SPANJE - Karim Benzema vuri të gjitha alarmet dje në ‘Celtic Park’ për shkak të një dëmtimi në g...
Sport
7 Shtator 2022, 11:48
GJERMANI - Kur rezultatet nuk shoqërojnë, i pari që akuzohet është tekniku. Është pothuajse një libër r...
Sport
7 Shtator 2022, 11:27
ANGLI - Chelsea ka ‘vrarë’ Thomas Tuchel. Ndeshja e humbur ndaj Dinamo Zagrebit nuk e ka mbajtur më në krye të panki...
Sport
7 Shtator 2022, 11:12
ANGLI - Në gjyqin në Chester kundër Benjamin Mendyt, një ish-lojtar i Manchester City i akuzuar për tetë për...
Sport
7 Shtator 2022, 10:56
ANGLI - I përdorur si zëvendësues në katër ndeshjet e fundit të Manchester United, Cristiano Ronaldo me gjasa do të...