Sport

Dëmtimi i Benzema krijon ankth te Reali, derbi i Madridit vetëm 11 ditë larg…

Shkalla e dëmtimit të gjurit të francezit pritet të mësoheet sot, i zëvendësuar pas gjysmë ore në Celtic Park.

7 Shtator 2022, 12:15 Nga DOSJA

Dëmtimi i Benzema krijon ankth te Reali, derbi i Madridit vetëm 11

SPANJE - Karim Benzema vuri të gjitha alarmet dje në ‘Celtic Park’ për shkak të një dëmtimi në gju, që e detyroi të largohej nga fusha pas gjysmë ore lojë. Edhe pse një dëmtim i rëndë u përjashtua dhe Carlo Ancelotti donte të zvogëlonte shqetësimin për dëmtimin, deri më tani nuk dihet shkalla e tij dhe sa kohë do ta detyrojë atë të jetë jashtë fushës së blertë.

‘Los blancos’ u kthyen fitimtar në Madrid në orën 5 të mëngjesit, pasi mposhtën 3-0  Celtic në startin e Champions League, falë një pjese të dytë të shkëlqyer. Sot pritet që të kryhen testet mjekësore për të përcaktuar diagnozën e dëmtimit të Karimit Benzema. Lojtari i kombëtares franceze dëmtoi gjurin, kur u përplas me një rival në një kundërsulm dhe, ndonëse për pak çaste tentoi të vazhdonte, në fund me një gjest i ka treguar pankinës që të bëjnë zëvendësimin.

Brenda Madridit, po, ka shqetësim sepse Benzema nuk ka një zëvendësues të garantuar. Hazard më shumë se respektoi një ‘9’ false dhe bëri një performancë shumë pozitive duke ardhur nga pankina, nuk duket si një zgjidhje solide afatgjatë. Mariano nuk është as këtu dhe as nuk pritet, ndërsa Rodrygo dhe Asensio, janë zgjidhje emergjence.

Nga sot dhe nesër, do të dihet shkalla e dëmtimit të Benzemas, por për momentin, pjesëmarrja e tij në derbin kundër Atlético Madridit më 18 shtator në ‘Metropolitano’ është në ajër. Ajo që duket e sigurt është se ai do të mungojë në duelin kundër Mallorca në ‘Santiago Bernabeu’ të dielën. Francezi, futbollisti më i mirë në Madrid dhe në Europë sezonin e kaluar, nuk e ka nisur sezonin në nivelin e tij më të mirë pavarësisht se ka shënuar katër gola në gjashtë ndeshje zyrtare. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll