Sport

Mësohen edhe emrat e trajnerëve, që mund të zëvendësojnë Tuchelin te Chelsea…

Ekipi ‘blu’ i Londrës i ka kërkuar leje Brightonit për të negociuar me Graham Potter. Në listë janë dy trajnerë shumë mediatikë që janë pa ekip: Zinedine Zidane dhe Mauricio Pochettino.

7 Shtator 2022, 15:20 Nga DOSJA
Mësohen edhe emrat e trajnerëve, që mund të
Zidane, Graham Potter dhe Pochettino, trajnerë të mundshëm të Chelseas

ANGLI - Sipas 'Sky Sports', Tod Boehly, pronari i Chelseas, i cili feston 100 ditët e para në krye të ‘bluve’ këtë të martë, ka tashmë një listë me tre emra për të zëvendësuar Thomas Tuchel, trajnerin e shkarkuar së fundmi.

Kësaj liste i paraprin Graham Potter nga Brighton. Në fakt, klubi londinez tashmë i ka kërkuar leje ‘pulëbardhave’ për të negociuar me trajnerin e tyre anglez. Nëse ky opsion nuk mund të realizohet, janë dy emra shumë mediatikë që mund të marrin frenat e skuadrës së ‘Stamford Bridge’. Këto janë emrat e Zinedine Zidane dhe Mauricio Pochettino, dy trajnerë pa ekip.

Zidane: 50-vjeçari francez pret propozimin ideal prej disa kohësh, pasi mbylli fazën e tij të dytë në krye të Real Madridit në vitin 2021. Duket se vonesa e tij në zgjedhjen e skuadrës është për faktin, se synimi i tij nuk është tjetër veçse të bëhet trajner i Francës.

Pochettino: Argjentinasi është në të njëjtën moshë me Zidanin dhe u shkarkua nga Paris Saint-Germain para fillimit të këtij sezoni.

Opsione të tjera: Përveç atyre të përmendur më parë, ka emra të tjerë që po spekulohen:  Roger Schmidt (Benfica), Brendan Rodgers (Leicester City), Marcelo Bielsa (ish-Leeds United) dhe madje edhe Frank Lampard (Everton FC).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll