Sport

Lajme të mira për ‘los blancos’, kapiteni Benzema nuk ka dëmtuar meniskun...

Sulmuesi francez nuk ka dëmtim të rëndë në gjurin e tij të djathtë, të pretenduar në ndeshjen kundër Celtic, sipas gazetarit Josep Pedrerol në 'El Chiringuito'.

7 Shtator 2022, 15:40 Nga DOSJA

Lajme të mira për ‘los blancos’, kapiteni Benzema nuk ka

SPANJE - Vlerësimet e para për dëmtimin që Karim Benzema pësoi në ndeshjen me Celtic-ut, largojnë pesimizmin. Lojtari, në pritje të testeve më shteruese, nuk e ka dëmtuar meniskun e tij të djathtë, sipas raportimit të gazetarit Josep Pedrerol, mëngjesin e kësaj të mërkure në Twitch në ‘El Chiringuito’. 

Sulmuesi i Real Madridit ka shkuar në qytetin sportiv të Valdebebas rreth orës dy të pasdites për t'iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore dhe për të përcaktuar më saktë shkallën e dëmtimit. Disa diagnoza fillestare janë qetësuese në lidhje me gjendjen shëndetësore të Benzemas. Gjithsesi, francezi do të vazhdojë analiza shteruese, por i rëndësishëm është fakti, që menisku i gjurit të sulmuesit nuk është prekur.

Kapiteni i Real Madridit, iu desh të largohej mbrëmë nga fusha në Celtic Park në minutën e 30-të të ndeshjes, në të cilën kampionët në fuqi të Evropës filluan mbrojtjen e titullit. Ata fituan 3-0 në ndeshjen startuese të Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll