Politike

“Do i marrë Olsi Rama”/ Ylli-Berishës: Kryeministrit ia kërkuam ne hapjen e basteve, doni t’i mbani në të zezë që të mos u dalë emri

Ish-deputeti i Partisë Socialiste tha se ata që këmbëngulin në lënien mbyllur të basteve, kanë interesa që t’i mbajnë në të zezë e të mos u dalë emri kur luajnë apo përfshihen në aktivitetet e basteve.

7 Shtator 2022, 15:47 Nga F.M
“Do i marrë Olsi Rama”/ Ylli-Berishës: Kryeministrit ia
Fidel Ylli

TIRANË- Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha në lidhje me akuzat për rikthimin e basteve sportiste në vend. I ftuar në studion e 7 pa 5, në Vizion Plus, Ylli tha se politika duhet të qëndrojë larg kësaj çështjeje.

Ylli deklaroi se rikthimi i basteve sportive është kërkuar nga sporti, jo nga Edi Rama, kështu që politika, sipas tij nuk duhet të ngatërrohet. Ish-deputeti i Partisë Socialiste tha se ata që këmbëngulin në lënien mbyllur të basteve, kanë interesa që t’i mbajnë në të zezë e të mos u dalë emri kur luajnë apo përfshihen në aktivitetet e basteve.

“Unë nuk dua të merrem me politikë, por i dal ballë çdo politikani me argumenta. Politika të mos ngatërrohet. Dua të them që këtë punë e ka kërkuar sporti nuk e ka kërkuar Edi Rama. Edi Ramës kemi tetë muaj që i kemi dërguar anketën dhe më në fund u mblodh me grupin e sporteve e diskutuam. Por ne japim argumentat që ne qeverinë nuk e duam armik me protesta e greva por partner me argumenta. A luhet zotit Berisha baste? Luhet? Si luhet më mirë fshehtas? Se unë dyshoj që këta që ngrenë zërin, duhet të kenë ndonjë argument që duan t’i mbajnë në të zezë se fitojnë e të mos u dalë dytyra. Duhet t’i mbyllim, por t’i mbyllim në të zezë e tëu dalë fytyra atyre që luajnë. Jo të luajë deputeti, port ë luajë fshetas, jo, jo, të luaj në të bardhë. Se kudo, shkon kushdo merr 5 dollarë dhe luan për qejf, bota i ka dhe atraktive. Të luhet tamam, që po luajte 1 dollarë dhe të arrish të fitosh të shkosh dhe t’i depozitosh lekët në bankë e jo të vriten me njëri-tjetrin,”- tha Ylli.

Një javë më parë kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësuesit e shoqatave sportive, takim në të cilin dha 'OK' paraprake për rikthimin e basteve sportive. Kjo nismë solli akuza nga Partia Demokratike. Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se e gjitha po bvëhet që bastet të kalojnë në duart e kryeministrit Edi Rama, Olsi. 

fidell ylli sali berisha rikthimi i basteve sportive edi rama

Sondazh

Poll