Politike

Rama takon shefen e re të UNMIK-ut: Dialogu e ndërveprimi kanë veç dobi për Kosovën

7 Shtator 2022, 15:52 Nga e.k
Rama takon shefen e re të  UNMIK-ut: Dialogu e ndërveprimi kanë
Edi Rama dhe Caroline Ziadeh

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama është takuar me shefen e re të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Caroline Ziadeh. Rama shprehet se ka mbetur i mbresuar shumë pozitivisht nga takimi me Ziadeh.

Me anë të një postimi në Twitter Rama shkruan se për qeverinë shqiptare UNMIK-u e ka mbaruar misionin në Shqipëri dhe për këtë ai do të ketë një qëndrim që do ta shprehë në mbledhjen e radhës në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Rama shpreht se dialogu dhe ndërveprimi janë ato që i duhen Kosovës.

"I mbresuar shumë pozitivisht nga shefja e re e UNMIK-ut Caroline Ziadeh. Për ne UNMIK-u e ka mbaruar misionin në Kosovë dhe ky qëndrim i yni do të shprehet qartë edhe në Këshillin e Sigurimit.Por ndërkohë dialogu e ndërveprimi me zonjën dhe ekipin e saj kanë veç dobi për Kosovën", shkruan Rama.

Sondazh

Poll