Sport

Tronditet stoli i Chelseas, shkarkohet Thomas Tuchel nga posti i trajnerit…

Klubi londinez i ka dhënë fund kontratës së gjermanit, pasi drejtuesit e klubit besojnë se është mënyra më e mirë që skuadra të vazhdojë avancimin.

7 Shtator 2022, 11:27 Nga DOSJA

Tronditet stoli i Chelseas, shkarkohet Thomas Tuchel nga posti i

ANGLI - Chelsea ka ‘vrarë’ Thomas Tuchel. Ndeshja e humbur ndaj Dinamo Zagrebit nuk e ka mbajtur më në krye të pankinës. Dhe jo vetëm kaq, nuk e shoqëruan as rezultatet në Premier League për ta justifikuar. 

Klubi ka vendosur të heqë dorë nga shërbimet e tij, pasi ata e kuptojnë se, pa të, skuadra do të jetë në gjendje të vazhdojë avancimin dhe fakti që drejtuesit e rinj kanë mbushur 100 ditë komandë , klubi ka besuar se është një moment i mirë për të filluar tranzicionin.

“Stafi stërvitor i Chelseas do të marrë përgjegjësinë e ekipit për stërvitjen dhe përgatitjen për ndeshjet tona të ardhshme pasi klubi po lëviz shpejt për të emëruar një trajner të ri”,- tha klubi në kanalet e tij zyrtare.

Tronditet stoli i Chelseas, shkarkohet Thomas Tuchel nga posti i

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll