Sport

'Çështja Mendy'/ Juria e sheh imazhe të manjakun seksual, duke kërcyer në gjendje të dehur me pantallonat ulur mbi tavolinë

Vazhdon gjyqi kundër Benjamin Mendy, një ish-lojtar i Manchester City i akuzuar për tetë përdhunime, një sulm seksual dhe një tentativë përdhunimi.

7 Shtator 2022, 11:12 Nga DOSJA

'Çështja Mendy'/ Juria e sheh imazhe të manjakun

ANGLI - Në gjyqin në Chester kundër Benjamin Mendyt, një ish-lojtar i Manchester City i akuzuar për tetë përdhunime, një sulm seksual dhe një tentativë përdhunimi, që dyshohet se kanë ndodhur midis 2018 dhe 2021, juria popullore pa sot një imazh, në të cilin shihej futbollisti duke kërcyer i dehur mbi një tavolinë bari, me gjoks të zhveshur dhe me pantallona të ulura, katër ditë përpara se ai të akuzohej për përdhunim.

Në seancën në vijim, ndërsa dëshmonte një nga vajzat e reja që akuzon Mendin për përdhunim, avokati mbrojtës u përpoq të ngatërronte akuzuesen, duke i thënë se gjithçka e saj është ‘një shpikje’ për të justifikuar 11 vizitat e saj në shtëpinë e Mendy, pas përdhunimit të pretenduar.

Avokati e akuzoi gjithashtu gruan, se ajo ka kopjuar versionin e një shoqeje të saj, e cila gjithashtu denoncon Mendin për përdhunim, e cila është shprehur se kur ajo ka shkuar për të fjetur, kur është zgjuar ka gjetur futbollistin sipër saj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll