Sport

Cristiano Ronaldo do të rikthehet si titullar te Man.United për në Europa League…

Kapiteni i kombëtares portugeze nuk qenë në formacionin fillestar që nga sfida e parë në disfatën e rëndë ndaj Brentfordit (1-3). Në katër ndeshjet e mëpasme, ai ka qenë rezervë

7 Shtator 2022, 10:56 Nga DOSJA

 

Cristiano Ronaldo do të rikthehet si titullar te Man.United për

ANGLI - I përdorur si zëvendësues në katër ndeshjet e fundit të Manchester United, Cristiano Ronaldo me gjasa do të ketë mundësinë për të qenë titullar te 'Djajtë e Kuq' në ndeshjen e kësaj të enjteje kundër Real Sociedad, në debutimin në fazën e grupeve të Europa League.

Kapiteni i kombëtares portugeze nuk ka startuar si titullar që nga sfida e parë në disfatën e rëndë ndaj Brentfordit (1-3) dhe që nga ajo ndeshje, skuadra e drejtuar nga holandezi Erik Ten Hag ka shënuar katër fitore radhazi.

Shtypi britanik zbulon se do të ketë disa rotacione në skuadër ndaj Real Sociedad, ku Cristiano Ronaldo do të ketë mundësinë të rifutet që në fillim, ashtu si dhe Harry Maguire, Victor Lindelof dhe Luke Shaw.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll