Politike

Shqipëria prish marrëdhëniet me Iranin, hera e parë pas rrëzimit të diktaturës

Strehimi i tyre në Shqipëri është bërë në bazë të një marrëveshjeje mes qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare, të nënshkruar në vitin 2013, me bazë motive humanitare. Irani e konsideron MEK një organizate terroriste, teksa Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka cilësuar më herët strehimin e muxhahedinëve si "një risk që i bën nder Shqipërisë, që është në vazhdën e traditës shqiptare”, duke i konsideruar miq.

7 Shtator 2022, 13:50 Nga k.m.
Shqipëria prish marrëdhëniet me Iranin, hera e parë pas
Foto ilustruese

TIRANË- Sot, Shqipëria, ka shënuar prishjen e parë të marrëdhënieve më Iranin pas rënies së komunizimit duke dëbuar edhe diplomatët e Iranit. Vendim ky, i marrë 6 vite pas strehimit të rreth 3 mijë anëtarëve të MEK, opozitës së Iranit. 

Strehimi i tyre në Shqipëri është bërë në bazë të një marrëveshjeje mes qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare, të nënshkruar në vitin 2013, me bazë motive humanitare. Irani e konsideron MEK një organizate terroriste, teksa Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka cilësuar më herët strehimin e muxhahedinëve si "një risk që i bën nder Shqipërisë, që është në vazhdën e traditës shqiptare”, duke i konsideruar miq. Edhe pse prej tyre do të rrezikohej publikimi i të gjitha të dhënave të shtetit shqiptar, të marra nga e-Albania. Por duket se regjimi i Iranit nuk i kishte harruar dhe madje kishte dërguar edhe njerëz për ta në Shqipëri. 

Gjatë muajit korrik, pas sulmit kibernetik, 20 persona që aktualisht jetojnë në Shqipëri u morën nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi dyshohet se janë pjesë e një celule terroriste kundër muxhahedinëve iranianë. Të dhënat më të fundit lënë të kuptohet se ata janë kthyer në "ushtarë" të Organizatës Terroriste të Gardës Revolucionare të Iranit dhe shërbimeve sekrete atje. Mendohet se si qëllim ishte planifikimi i sulmeve terroriste ndaj anëtarëve të MEK. Por u parandaluan. 

Alarmi për veprime kundër opozitës iraninane u dha që në fillim të korrikut, kur u vendos shtyrja e Samitit të Iranit të Lirë, e cila ishte planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit. Rekomandimin për shtyrjen e dha qeveria shqiptare për shkak të kërcënimeve terroriste. Edhe pse mesa duket aksioni ka nisur më herët. 

Në Tetor të 2020 u arrestua ish-anëtari i MEK, Bijan Poolagrad si pjesë e kësaj celule. Ai u kallëzua nga nga personi që jetonte me qira. Ai ndërhynte në rrjetet sociale të personave të tjerë, i merrte nën kontroll ato dhe kontaktonte me bashkëpunëtorët e tij, të cilëve i çonte foto, video dhe informacione për kampin. Ndërsa po këtë verë, pas nisjes së hetimeve për sulmin kibernetik dhe atë të planifikuar në Manzë, një grua dhe një burrë, të lindur në Iran, me shtetësi gjermane, tentuan të futeshin nga Rinasi. Afshin Kalantarit bashkë me Soltani Batool u është refuzuar hyrja dhe kërkuar kthimi nga kishin udhëtuar për në Gjermani. Megjithatë u ndaluan në aeroport sapo zbarkuan. Tani, kryeministri Edi Rama u ka dhënë vetëm 24 orë kohë punonjësve të Ambasadës së Iranit për t'u larguar nga vendi, duke vendosur një rekord të ri në historinë e vendit. Irani, vend armik! 

irani sulmon shqiperine hackerat sulmojne shqiperine

Sondazh

Poll