Politike

Ndryshimet në Policinë e Shtetit, Alibeaj: Makiazh për të mbuluar dështimin e qeverisë

Alibeaj e konsideron vendosjen e Muhamet Rrumbullakut në krye të Policisë së Shtetit si makiazh për të mbuluar dështimet e Qeverisë.

7 Shtator 2022, 13:38 Nga A.B
Ndryshimet në Policinë e Shtetit, Alibeaj: Makiazh për të
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj komentoi ditën e sotme ndryshimet në Policinë e Shtetit. Përmes një postimi të bërë në 'Facebook', Alibeaj e konsideron vendosjen e Muhamet Rrumbullakut në krye të Policisë së Shtetit si makiazh për të mbuluar dështimet e Qeverisë.

POSTIMI

Ndryshimet ne kupolën e Policisë së Shtetit janë thjesht makiazhi i radhës për të mbuluar dështimin e plotë të kësaj qeverie në përballje me krimin e organizuar. Kriminaliteti në shifra alarmante, lidhjet tashmë të faktuara të segmenteve të Policisë me bandat dhe implikimi i këtyre të fundit në procesin elektoral të 25 prillit është dëshmi e qartë se Edi Rama dhe qeveria e tij e kanë të pamundur të përballen dhe aq më tepër të luftojnë me krimin.
Lëvizjet e sotme në strukturën e Policisë si pjesë e riciklimit të figurave të vjetra qartas nuk mund të ndihmojnë në rikthimin e normalitetit të sigurisë në vend. Që mbi të gjjtha është pjesë e vullnetit të munguar politik të kryeministrit dhe e hallkave që pengojnë luftën ndaj krimit dhe rikthimit të besimit të qytetarëve tek qetësia dhe rendi publik.

Muhamet Rrumbullaku do të jetë Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Lajmin e raportuar fillimisht nga Dosja.al, e ka konfirmuar sot ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave i cili e bëri publik për mediat. 

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll