Politike

Shqipëria fajëson Iranin për sulmin Kibernetik, Ambasada iraniane për Dosja.al: S'kemi asnjë koment

Ambasada e Iranit në Tiranë nuk e komenton vendimin e Qeverisë Shqiptare.

7 Shtator 2022, 14:21 Nga A.B
Shqipëria fajëson Iranin për sulmin Kibernetik, Ambasada iraniane
Ambasada

TIRANË- Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama deklaroi se Qeveria Shqiptare ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi akuzohet si shtet i cili ka sulmuar të dhënat e shtetit shqiptar. Në deklaratën publike, Rama njoftoi se personeli i ambasadës së Iranit në Tiranë, ka kohë 24 orë për t'u larguar nga territori i Shqipërisë. 

Dosja.al kontaktoi me ambasadën e Iranit në Tiranë përmes via-email, duke kërkuar një koment për këtë rast. 

'Fatkeqësisht, nuk kemi asnjë koment për këtë çështje'- deklaroi ambasada për Dosja.al.

Shqipëria fajëson Iranin për sulmin Kibernetik, Ambasada iraniane

Sulmi klibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur më 17 korrik, ku u dyshua se vinte nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Pas sulmit, qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta. Hetimet nisën, ndërsa Rama pretendonte se ishin dy të dyshuar kryesorë që kishin orkestruar sulmin, por kurrë nuk përmendi emra deri më sot.

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll