Politike

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, Ministri i Jashtëm i Holandës: Ne do ju mbështesim

Hoekstra preku edhe çështjen e sulmit të Shqipërisë nga Irani. Ai tha se vendi i tij do të sigurojë mbështetje të plotë për Shqipërinë.

7 Shtator 2022, 12:30 Nga A.B
Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, Ministri i Jashtëm i
ëopke Hoekstra

TIRANË- Ministri i jashtëm e njëkohësisht, zëvendëskryreministri holandez Wopke Hoekstra u takua ditën e sotme me homologen e tij Olta Xhaçka. Në një konferencë të përbashkët, ai deklaroi se do të vijojnë me mbështetje ndaj Shqipërisë. Hoekstra preku edhe çështjen e sulmit të Shqipërisë nga Irani. Ai tha se vendi i tij do të sigurojë mbështetje të plotë për Shqipërinë.

'Marrëdhëniet tona janë të fuqishme, është një vizitë konstruktive, shpresoj dhe për një takim të kryeministrave. Ka shumë fusha ku vendet tona mund të përmirësojnë mardhëniet tona dy palëshe, sipas mendimit tim e kemi përmirësuar shumë mardhëniet tona. Dua të konfirmoj se e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Në emër të vendeve të ulëta dua të them se e mbështesim rrugën e vendit tuaj drejt anëtarësimit. është e rëndësihme që të vijojmë me zbatimin e reformave, jemi të gatshëm që t'ju ndihmojmë dhe do ju japim mbështetje. Dua të shpreh solidaritetin tim për atë që i ndodhi vendit. Eshtë e rëndësishme për t'iu kundërpërgjigjur sulmeve kibernetike, mund të mbështeteni te ne dhe ne këtë fushë. Eshtë kënaqësi që jam në këtë vend të bukur. '- u shpreh ai.

wopke hoekstra olta xhacka

Sondazh

Poll