Politike

Ndërpritet energjia pas orës 22:00? Balluku: Do ishte masë emergjence, nesër prezantojmë paketën

Nesër do të bëhet publike paketa për energjinë dhe masat që do marrë vendi ynë në kuadër të krizës energjitike. 

7 Shtator 2022, 12:56 Nga A.B
Ndërpritet energjia pas orës 22:00? Balluku: Do ishte masë
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku mohoi se Shqipëria do të ndërpresë energjinë elektrike pas orës 22:00. E pyetur nga gazetarët se nëse Shqipëria do të marrë këtë masë në kuadër të krizës energjitike, Balluku tha se kjo do ishte një masë emergjence mirëpo nuk pranoi nëse do të vendoset nga Qeveria. Po ashtu, Balluku shtoi se nesër do të bëhet publike paketa për energjinë dhe masat që do marrë vendi ynë në kuadër të krizës energjitike. 

'Nuk më rezulton që të ketë masa për ndërprerje të energjisë pas orës 22:00 sepse do të ishte masë emergjence shumë e madhe. Po nuk ndodh kjo. Pas orës 22:00 kërkohet ndërprerja e ndriçimit publik. Gjermania e ka aplikuar këtë dhe do të thoja që aplikimi i ndriçimit publik i njësive tregtare dhe gjithçkaje tjetër ndodh nga ora 4 pasdite deri në orën 10 të darkës. Vetëm ai interval lejohet të ketë drita të ndezura por flasim për ambiente publike. Pas atij momenti fiken dritat deri të nesërmen në orën 4 pasdite. E ka nisur Gjermania, po e aplikojnë edhe shtete të tjera. Është pjesë e paketës së kursimit të energjisë. Nesër me kryeministrin do të bëjmë prezantimin e paketës së energjisë përsa i përket edhe fashës 800 KWH që do të fillojë aplikimin nga 1 tetori dhe disa masa drastike që do të marrim në vazhdim, disa janë marrë si praktika më të mira dhe disa me kërkesën e vendit tonë.'- u shpreh ministrja.  

belinda balluku

Sondazh

Poll