Politike

Sulmi kibernetik i Iranit, Balluku: Jemi anëtarë të NATO-s, kemi dhe ne armiqtë tanë

Belinda Balluku tha se Shqipëria është një nga vendet më të sigurta, por që si pasojë e angazhimit të saj në NATO, ka krijuar armiqtë e saj. 

7 Shtator 2022, 12:57 Nga k.m.
Sulmi kibernetik i Iranit, Balluku: Jemi anëtarë të NATO-s, kemi
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, e njëkohësisht edhe zv.kryeministrja e vendit, Belinda Balluku ka komentuar sulmin nga Irani në drejtim të Shqipërisë. Në fjalën e saj pas mbledhjes së përjavshme të Këshillit të Ministrave, Balluku tha se Shqipëria është një nga vendet më të sigurta, por që si pasojë e angazhimit të saj në NATO, ka krijuar armiqtë e saj. 

"Shqipëria është një nga vendet më të sigurta, nuk është vendosur kurrë në sulme terroriste. Jemi anëtarë të NATO-s dhe kemi armiqtë tanë. Do të bëjmë të njëjtën punë të mirë për t'i pasur qytetarët e mbrojtur ndaj çdo sulmi tjetër,"-tha Balluku.

Sulmi kibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur më 17 korrik, ku u dyshua se vinte nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Pas sulmit, qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta. Hetimet nisën, ndërsa Rama pretendonte se ishin dy të dyshuar kryesorë që kishin orkestruar sulmin, por kurrë nuk përmendi emra deri më sot.

belinda balluku vkm 8 shtator 2022

Sondazh

Poll