Politike

VD/ Qeveria do të konfiskojë shtesat pa leje, Balluku: Do ua falim qytetarëve dhe do i përdorim vetë, ndërtuesi mund t'i blejë nëse do

Balluku tha se vendimi do të ketë fuqi edhe për objektet që janë ndërtuar më parë dhe për ndërtimet që janë në proces.

7 Shtator 2022, 12:52 Nga k.m;f.g
VD/ Qeveria do të konfiskojë shtesat pa leje, Balluku: Do ua falim
Belinda Balluku, zv/kryeministre

TIRANE- Me një vendim të miratuar në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur të konfiskojë ndërtimet pa leje nga ndërtuesi, që ka vendosur ti zhvillojë përtej planit për ti legalizuar më pas. Zv.kryeministrja Belinda Balluku njoftoi sot se katet shtesë të pallateve do të konfiskohen për tu përdorur nga shteti dhe për t'ju dhënë qytetarëve. Tri janë opsionet që i jepen ndërtuesit, i pari: Blerja e kateve shtesë që janë ndërtuar vetë prej tyre; falja e tyre ndaj shtetit; konfiskimi. Balluku tha se vendimi do të ketë fuqi edhe për objektet që janë ndërtuar më parë dhe për ndërtimet që janë në proces.

“Akti në ditë në vazhdim do të ketë të tjera komunikime. Ka të bëjë me ndërtesat pa leje, siç ka një trend për ndërtimin e shtesave mbi lejet që ka dhënë bashkia. Ky trend ka një sjellje, që leja është me 7 kate, bëhen me 3 kate të tjera shtesë. Këto nuk do tolerohen më, do konfiskohen dhe do të merren për përdorim publik. Ky është proces i gjatë dhe që ka për qëllim dekurajimin e kompanive ndërtuese. Për çdo ndërtesë që ka shkelur lejen apo që ka ndërtuar pa leje do ketë investigim edhe për institucionet që kanë për detyrë të mintorojnë u kanë kaluar këto ndërtime nën hundën e tyre. S’do ketë tolerancë për ndërtuesit. Ndërtuesi  do i jepet mundësia të parablejë këto kate shtesë dhe do marrë gjobë! Ndërtuesi do i falë dhe e tjera është që ndërtuesi do u konfiskohet dhe do dërgohet për ndjekje penale”, tha Balluku.

belinda balluku qeveria konfiskon ndertimet ndertime pa leje

Sondazh

Poll