Politike

Sulmi kibernetik nga Irani, Xhaçka: Ishte i paprovokuar ndaj një vendi anëtar të NATO-s

Xhaçka tha se janë njoftuar NATO dhe BE për këtë sulm i cili tashmë është në nivel bilateral.

7 Shtator 2022, 12:28 Nga A.B
Sulmi kibernetik nga Irani, Xhaçka: Ishte i paprovokuar ndaj një
Olta Xhacka

TIRANË- Ministrja Olta Xhaçka e quan sulmin e bërë nga Irani ndaj Shqipërisë si të paprovokuar. Gjatë konferencës së përbashkët me homologun holandez, Xhaçka tha se janë njoftuar NATO dhe BE për këtë sulm i cili tashmë është në nivel bilateral.

'Agresiviteti i sulmit, shkalla e sulmit dhe mbi të gjitha fakti që ky ishte një sulm krejtësisht i paprovokuar, nuk linte hapësirë për asnjë vendim tjetër. Ne jemi në komunikim të ngushtë me aleatët e partnerët, në NATO e BE, por edhe në nivel bilateral, u kemi kërkuar atyre mbështetje për vendimmarrjen e Shqipërisë e padyshim edhe mbështetje në të ardhmen për të adresuar këto lloj kërcënimesh sa më mirë.- u shpreh ministrja. 

Sulmi klibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur më 17 korrik, ku u dyshua se vinte nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Pas sulmit, qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta. Hetimet nisën, ndërsa Rama pretendonte se ishin dy të dyshuar kryesorë që kishin orkestruar sulmin, por kurrë nuk përmendi emra deri më sot.

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll