Politike

'Na dekonspirojnë operacionet'/ Deklarata fut në telashe Nanon, Çuçi: Do e hetojmë!

Ministri Bledi Çuçi tha se në lidhje me këtë deklaratë do të kryhen hetime ku do të përfshihet edhe Gledis Nano.

7 Shtator 2022, 12:47 Nga k.m.

 

'Na dekonspirojnë operacionet'/ Deklarata fut në telashe
Bledi Çuçi

TIRANË- Deklarata e bërë për median franceze lidhur me aksionet e dekonspiruara të Policisë së Shtetit duket se e kanë futur në telashe ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë prezantimit të vendimeve të qeverisë ka komentuar edhe deklaratën e ish-drejtorit se 14 kriminelë i kanë shpëtuar policisë për shkak të dekonspirimit të operacioneve. Çuçi tha se në lidhje me këtë deklaratë do të kryhen hetime ku do të përfshihet edhe Gledis Nano.

"Padiskutim që është shqetësuese, por edhe pjesë e punës së përditshme që ka AMP për të pastruar radhët e Policisë nga këta elementë. Në lidhje me deklaratën e Gledis Nanos kur nuk e di drejtori i policisë vështirë se do të dijë ministri këtë gjë. Është në hapsirën e informacionit që ka drejtori i Policisë. Do ta thellojmë hetimin dhe do të përfshihet edhe ish-drejtori i policisë së Shtetit për të shkuar drejt zbardhjes së të vërtetës dhe për të hetuar çdo kënd që dekonspiron operacionet e policisë. Do përfshihet edhe ai që ka bërë këtë deklaratë për të zbardhur të vërtetën,"-tha ministri ndër të tjera. 

Media franceze, Metropole ka bërë një reportazh për Shqipërinë postkomuniste në rubrikën “Hetime Ekskluzive”. Në reportazh, vetë Gledis Nano, i cili u shkarkua nga posti si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, dëgjohet të thotë se në Shqipëri operacionet e policisë dekonspirohen. Përballë mikrofonit, intervistë e cila siç duket është bërë para se Nano të shkarkohej, ish-kryepolici flet për operacionin “Plumbi i Artë”. Ai numëron dhe thotë se 14 kriminelë të rrezikshëm u kanë shpëtuar prangave për shkak se janë informuar për operacionet e organizuara për kapjen e tij.

bledi Çuçi vkm 8 shtator 2022

Sondazh

Poll