Sport

Kontrata me Diego Costan në rrezik, nuk plotëson kriteret për leje pune në Angli...

33-vjeçari braziliano-spanjol pritet të mbërrijë në Angli të marten në mbrëmje për testet mjekësore të mërkurën dhe mund të ketë një vendim për apelimin e Wolves.

7 Shtator 2022, 07:53 Nga DOSJA

Kontrata me Diego Costan në rrezik, nuk plotëson kriteret për

ANGLI - Nënshkrimi i Diego Costas për sulmin e Wolverhampton mund të rrezikohet për shkak të problemeve me vizën e tij të punës. Lojtari është pa klub që nga janari, pasi u kurorëzua kampion me Athletico Mineiro në Brazil, ndaj e ka të vështirë të marrë autorizimin për të luajtur në Angli. 

Këtë të martë, faqja e internetit ‘The Athletic’ raporton se Costa nuk ka marrë pikë të mjaftueshme për miratimin e aplikacionit, por se Wolves do të apelojë, në mënyrë që Bruno Lage të mund të përforcojë frontin e sulmit, pasi përforcimi Sasa Kalajdzic u dëmtua në gjurin e majtë në debutim.

33-vjeçari braziliano-spanjol pritet të mbërrijë në Angli të marten në mbrëmje për testet mjekësore të mërkurën dhe mund të ketë një vendim për apelimin e Wolves.  

Vizat e punës kanë ndryshuar pas Brexit, me lojtarët që duhet të shënojnë të paktën 15 pikë në një pyetësor me gjashtë pika për të luajtur në Angli. Kushdo që ka midis 10 dhe 14 pikë mund të apelojë. Gjysma e kritereve shikojnë minutat e përdorimit, të tjerat performancën e klubit të fundit të përfaqësuar, Mineiro ishte kampion i Brazilit.

Kujtohet se javën e kaluar transferimi i holandezit Justin Kluivert te Fulhami i Marco Silvës dështoi, pasi lojtari nuk kishte minuta për klubin që kishte kartonin, Roma (u huazua te Nice ku bëri 31 ndeshje). Në fund nuk pati asnjë rekurs.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll