Sport

Rikthehet portugezi Carlos Queiroz, pas Egjiptit, në krye të pankinës së për Iranin…

Ish-trajneri i Egjiptit, ka nënshkruar një marrëveshje për të drejtuar kombëtaren e Iranit në Botërorin e ardhshëm në Katar (20 nëntor - 18 dhjetor).

7 Shtator 2022, 07:04 Nga DOSJA

Rikthehet portugezi Carlos Queiroz, pas Egjiptit, në krye të

IRAN - Trajneri Carlos Queiroz, ka nënshkruar një marrëveshje për ta udhëhequr Iranin në finalet e Kupës së Botës në Katar (20 nëntor - 18 dhjetor), njoftoi të martën media shtetërore iraniane.

Agjencia e Lajmeve të Republikës Islamike, media zyrtare e vendit, tha se portugezi udhëtoi në Teheran gjatë fundjavës dhe nënshkroi një marrëveshje për të zëvendësuar kroatin Dragan Skocic si trajner. Ky i fundit kualifikoi iranianët në fazën finale të Kupës së Botës dhe fitoi 15 nga 18 ndeshjet e tij në krye që kur zëvendësoi në kohë të plotë Marc Wilmots, ish-trajnerin e Belgjikës (2012-2016).

69-vjeçari portugez Carlos Queiroz e ka drejtuar Iranin edhe në finalet e Kupës së Botës në Brazil në vitin 2014 dhe në Rusi para katër vitesh. Kështu ai është rikthyer në këtë post që kur Mehdi Taj u zgjodh president i Federatës Iraniane të Futbollit, të martën e kaluar. Irani do të nisë Kupën e Botës kundër Anglisë më 21 nëntor në Grupin B përpara se të përballet me Uellsin katër ditë më vonë dhe Shtetet e Bashkuara më 29 nëntor.

Nën drejtimin e Carlos Queiroz, Irani pati paraqitjen e tij më të mirë në Rusi, duke mposhtur Marokun (1-0) dhe duke barazuar Portugalinë (1-1), gjë që i lejoi ata të merrnin katër pikë dhe të humbnin për pak kualifikimin në raundin e 16-tave hera e parë në pesë paraqitje në Kupën e Botës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll