Sport

Dembélé ka gjetur 'çelësin' e dëmtimeve, francezi tani po shijon Barcelonën…

“Çelësi’ është të punosh jashtë fushës. Nëse nuk e bëni këtë, sigurisht që do të dëmtoheni, siç bëja unë”

7 Shtator 2022, 07:11 Nga DOSJA

Dembélé ka gjetur 'çelësin' e

SPANJE - Ousmane Dembélé është një djalë i ri, që i është borxhli Xavi Hernándezit. Pas muajsh rinovimi-jo-rinovimi të vazhdueshëm me Barcelonën, francezi ia atribuon ndryshimin e tij si lojtar trajnerit. Madje ai di edhe pse tani dëmtohet më pak se më parë. Lojtari ka parë dy intervista të publikuara këtë të martë, në dy gazeta sportive në Katalonjë, ku trajneri konsiderohet si ‘çelësi’ i këtij suksesi.

“Marrëdhënia ime me Xavi është e veçantë, dua të qëndroj me të për një kohë të gjatë”, thotë ai për ‘Sport’. “Ai ishte faktori vendimtar i qëndrimit tim te Barcelona. Edhe presidenti, flas shumë me të dy. Tani jemi të gjithë të lumtur”,- shton 25-vjeçari.

Nga viti 2018, lojtari ishte pllakosur nga dëmtimet, por tani është më mirë, pa dëmtime që prej 9 muajsh: “Kam pasur dëmtime, sepse në moshën 20-vjeçare nuk kam punuar si punoj tani. Nëse do të jesh një lojtar i madh, duhet të punosh, talenti nuk mjafton. Nuk e kisha idenë për këtë më parë, por tani e shoh se sa e rëndësishme është të punosh në fushë dhe jashtë saj”.

Për ‘Mundo Deportivo’ lojtari thotë se tani më në fund po kënaqet duke luajtur. “Këtë vit dhe sezonin e kaluar, që kur erdhi Xavi, po përjetoj momentin tim më të mirë te Barcelona. Unë punoj më shumë me fizioterapistët e klubit dhe stafin tim. ‘Çelësi’ është të punosh jashtë fushës. Nëse nuk e bëni këtë, sigurisht që do të dëmtoheni, siç bëja unë më parë, kur mbërrita këtu në moshën 20-vjeçare”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll