Sport

U qëllua me armë, humb jetën sprinteri Shavez Hart… Tronditet Bahamasi!

Atleti, i cili garoi në Lojërat Olimpike të Rios 2016, vdiq në Bahamas pasi u qëllua me armë zjarri në gjoks.

7 Shtator 2022, 10:25 Nga DOSJA

U qëllua me armë, humb jetën sprinteri Shavez Hart…

BAHAMAS - Atleti Shavez Hart, një sprinter që mori pjesë me Bahamas në Lojërat Olimpike të Rio de Zhaneiros më 2016, u vra jashtë një klubi nate në Bahamas. Atleti, specialist garat në 100 dhe 200 metra dhe në 4x400, u qëllua kur tentoi të ndërmjetësonte një përleshje në malin Hope.

Policia mbretërore e Bahamas ka raportuar se gjatë përleshjes, një burrë shkoi në makinën e tij dhe u kthye i armatosur për të qëlluar për vdekje Hart në gjoks. Atleti u dërgua me urgjencë në klinikën ‘Marsh Harbor’, ku nuk mund të bëhej asgjë për t'i shpëtuar jetën, ndërkohë që një ditë më pas sprinteri Shavez Hart kishte ditëlindjen dhe mbushte 30 vjeç. Shtypi vendas raporton se i dyshuari që ka qëlluar me armë zjarri Shavez Hart tashmë është arrestuar nga policia.

"Familja olimpike është e pikëlluar kur mësoi për vdekjen e Shavez Hart, një vendas krenar në Abaco. Ai ishte gjithmonë shumë i përulur, por krenar dhe i vendosur për të dhënë më të mirën e tij për të mirën e vendit,"- shkruan Komiteti Olimpik i Bahamasit.

Gjithashtu edhe Philip Brave Davis, kryeministri i Bahamas, reagoi në Twitter për vrasjen e Shavez Hart: "Në emër të familjes sime dhe popullit të Bahamasit, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Shavez Hart. Kombi ynë u bekua që kemi një sportist të madh që mbajti flamurin tonë nëpër botë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll