Sport

Barcelona, koha për të konfirmuar veten si pretendente në Champions League…

Skuadra katalanase, e cila është krijuar për të fituar turneun, debuton në eventin europian kundër Viktoria Plzen

7 Shtator 2022, 08:00 Nga DOSJA

Barcelona, koha për të konfirmuar veten si pretendente në

SPANJE - Barcelona e 22-23 është projektuar për të qenë një ekip kampion. Ekipi culé aspiron të fitojë të gjitha garat në të cilat merr pjesë, ku nuk përjashtohet edhe Champions League. Futbollistët e Xavit do të kenë mundësinë të dëshmojnë kandidaturën e tyre për titullin europian kundër Viktoria Plzen sonte në ‘Spotify Camp Nou’. Megjithatë, skuadra çeke është rivali më i përballueshëm në grupin C, ku përfshihen edhe Bayern Munich dhe Interi.

Blerjet e reja të Lewandowskit, Koundés, Marcos Alonsos, Raphinhas dhe sakrificat ekonomike që Barcelona ka bërë këtë verë, i përgjigjen një objektivi të vetëm: ta kthejnë skuadrën katalane në një ekip kampion përsëri. Xavi kërkoi një revolucion në dhomat e zhveshjes për të arritur qëllimin. Dhe ai e ka pasur atë. Pas një fillimi më shumë se premtues në La Liga (ai ka 10 pikë, me golaverazhin11-1), është koha për edhe për Champions Leaguen e shumëpritur, e cila i ka dhënë atij kaq shumë shqetësime dhe zhgënjime sezonet e fundit.

Rivalja e parë është Viktoria Plzen. Ekipi çek, i pamposhtur në kompeticionin e tyre kombëtar, është apriori, rivali më i përballueshëm në Grupin C. Ata kanë arritur në këtë fazë të turneut, pasi fituan ligën e tyre sezonin e kaluar dhe mposhtën tre ndeshjet e mëparshme me eliminim. Ashtu si Barça, edhe ata kanë pësuar një ristrukturim të madh të bllokut të tyre, me 14 nënshkrime këtë verë. Dhe gjithashtu si ekipi katalanas, ata kanë një nga yjet e tyre në krye të pankinës:  Michal Bilek, i cili erdhi në 2020/21, është një ish-ndërkombëtar që luajti në Kupën e Botës 1990 dhe ka drejtuar edhe kombëtaren e Çekisë.

Trajneri Xavi mendohet se do të bëjë ndryshime në formacion, pasi të shtunën luan në Cádiz dhe të martën në Mynih, por do të verë bast për një skuadër po aq konkurruese. Lojtarët si Christensen, Kessié, Ferran Torres, Memphis, Sergi Roberto, Fati, Pique dhe Alba mund të kenë disa minuta sonte në ‘Spotify Camp Nou’. Në çdo rast, Xavi nuk do të bëjë një revolucion total. Ja dhe përbërjet e mundshme të skuadrave:

Barcelona, koha për të konfirmuar veten si pretendente në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll