Politike

VIZITA E PAPRITUR! Yuri Kim ndalon tek Rama, pastaj shkon në Kuvend: Takohem me të zgjedhur legjitimë

Në orën 13.30, Yuri Kim ka planifikuar një takim me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, ndërkohë që 15 minuta më pas në zyrë do ta presë nënkryetari Agron Gjekmarkaj. Por ende nuk dihen detaje se çfarë do të diskutohet mes tyre.

7 Shtator 2022, 11:41 Nga k.m.
VIZITA E PAPRITUR! Yuri Kim ndalon tek Rama, pastaj shkon në Kuvend:
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka nisur ditën sot me disa takime. Fillimisht është ndalur në Kryeministri, ku është takuar me kreun e qeverisë, Edi Rama. E më pas, ka zbritur pak më poshtë bulevardit, duke u ndalur në Kryesinë e Kuvendit.

Sot, ajo do të shkojë në Kuvend për të mbyllur disa takime me drejtuesit e institucionit. Në orën 13.30, Yuri Kim zhvilloi një takim me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, ndërkohë që 15 minuta më pas në zyrë e priti nënkryetari Agron Gjekmarkaj. Me anë të një postimi në Facebook, Gjekmarkaj ka bërë me dije detaje nga takimi që ka zhvilluar me Kim në Kuvend. Në rrjetet e tij sociale, demokrati shkruan se në takim është diskutuar rreth marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve si dhe për betejat opozitare në nisje të sesionit të ri parlamentar.

Pas takimit, ambasadorja Kim u ndal për të dhënë një mesazh, ku u shpreh se SHBA-ja do të vijojë të angazhohet me institucionet për të vënë në zbatim ligjin. Po ashtu, ambasadorja Kim u shpreh se do të vazhdojë takimet me ato që janë zgjedhur në mënyrë legjitime. Ndërsa nuk la pa komentuar edhe prishjen e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Iranin. Ajo shtoi se në çdo rast kur Shqipëria ka nevojë, kundërshtarët duhet ta kenë të qartë se kur aleati i SHBA i është nën sulm, do të ndërmerren veprime. 

yuri kim agron gjekmarkaj mblidhet kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll