Sport

Champions League/ Skuadrat Italiane dështojnë që në start! Realit i mjaftojnë vetëm 45 minuta ndaj Celtic (Rezultatet e tjera)

Champions League dhuroi sa rezultate të bukura por edhe aq interesante. Grupi E është bërë i paparashikueshëm.

6 Shtator 2022, 22:57 Nga DOSJA

Champions League/ Skuadrat Italiane dështojnë që në start!

EUROPË- Champions League dhuroi sa rezultate të bukura por edhe aq interesante. Grupi E është bërë i paparashikueshëm. Pas humbjes së Chelsea-t ndaj Dinamo Zagreb, këtë herë ishte Milan që nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Salzburg. Austriakët do të kalonin të parët në avantazh me Okafor në minutën e 28', ndërsa Salemakers do të barazonte shifrat.

 

Në pjesën e dytë, dy skuadrat u hodhën në sulm për të gjetur golin. Duhet thënë se ekipi i Piolit në minutat e fundit mund të shënonte me Origin, por shtylla i mohoi golin kampionëve të Italisë. Në Grupin H, PSG fiton ndaj Juventusin me shifrat 2-1.
Golat e takimit do të shënoheshin nga Kylian Mbappe në minutat 5' dhe 22', ndërsa për bardhezinjtë do të realizonte McKennie në minutën e 53'. Po në këtë grup Benfica fitoi ndaj Maccabi Haifa me shifrat 2-0.

Në Grupin G, Manchester City 'dërrmon' Sevillan me shifrat 4-0, ndërsa Dortmund fitoi ndaj Kopenhagenit me shifrat 3-0. Në Grupin F, Real Madrid fitoi ndaj Celtic 3-0, ku autorët e golave ishin Vinicius në 56', Modric në 60' dhe Hazard në 77'. Ndërkohë që Shakhtar fitoi ndaj Leipzig me rezultatin 1-4.

E.Ç (Dosja.al)

champions league milan

Sondazh

Poll