Sport

Benzema vendos alarmin! 30 minuta zgjat ndeshja ndaj Celtic, dëmtim në gju për francezin

Karim Benzema ka vendosur alarmin te Real Madrid dhe i është dashur të zëvendësohet nga Eden Hazard në minutën e 30-të të ndeshjes ndaj Celtic.

6 Shtator 2022, 22:01 Nga DOSJA

Benzema vendos alarmin! 30 minuta zgjat ndeshja ndaj Celtic, dëmtim në

SKOCI- Karim Benzema ka vendosur alarmin te Real Madrid dhe i është dashur të zëvendësohet nga Eden Hazard në minutën e 30-të të ndeshjes ndaj Celtic. Sulmuesi francez pati një problem në gjurin e tij të djathtë dhe, megjithëse u përpoq të vazhdonte në fushë, Carlo Ancelotti më në fund vendosi të shmangë rreziqet e mëtejshme dhe ta ndërrojë atë me sulmuesin belg.

Tani duhet pritur për diagnozën e dëmtimit apo shqetësimit të Karim Benzema, futbollistit më të mirë të Real Madrid sezonin e kaluar dhe kapitenit të skuadrës. Për më tepër, ekipi spanjoll nuk ka asnjë zëvendësues natyral për francezin në skuadër pasi Mariano nuk hyn në planet e Ancelottit, i cili preferon Hazard ose Rodrygo në atë pozicion.

E.Ç (Dosja.al)

benzema

Sondazh

Poll