Politike

Meta: Anëtarët e Autoritetit të Dosjeve duhet të shkojnë në burg, nuk kam asnjë dosje

Meta thotë ndër të tjera se ai vetë nuk ka asnjë dosje dhe se gjithçka është e sajuar.

6 Shtator 2022, 22:31 Nga F.M
Meta: Anëtarët e Autoritetit të Dosjeve duhet të
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se të gjithë anëtarët e Autoritetit të Dosjeve janë për burg. I ftuar në "AbcNews", Meta thotë se ata në bashkëpunim me kryebashkiakun Erion Veliaj kanë sajuar dosjen e tij, pasi ai vetë nuk është i përfshirë askund. Meta thotë ndër të tjera se ai vetë nuk ka asnjë dosje dhe se gjithçka është e sajuar.

Pjesë nga biseda:

Meta: Anëtarët e Autoritetit të Dosjeve janë për tu arrestuar që sot, shpresoj që Prokuroria ta bëjë së shpejti. Imagjinoi kur ata i bëjnë këtë falsifikime për Ilir Metën, sepse çdo gjë ka nisur me një e-mail nga SHBA, ku thoshte se një dorë e mistershme e ka shpëtuar. Por në fakt ajo dorë e mistershme është ajo që ka bërë gjithë këtë falsifikim. E gjithë ajo dosje ndjekjeje e zotërisë F.T shyqyr se do e kishin zhdukur. Ai zotëria nuk ka pranuar që do të arratisej, ata i kanë nxjerrë përgjimet, dhe ky zotëri tregon pastaj se me kë ka folur. Ai tregon se ka folur me dy shokë në konvikt, unë nuk kam jetuar në konvikt. Kjo është deklarata, këtu keni dhe për ushtarin e Sarandës.

Xhafo: Si e keni siguruar dosjen?

Meta: Nga personi mo që i ka dalë emri. Pa u deklasifikuar, personit i ka dalë emri për arsye sepse donin të më godisnin mua. Zotëria vajti sipas ligjit, i dhanë dosjen,. Vetëm këto janë autentike me dorën e tij, të tjerat janë letra bakalli. Kjo është ajo që ka thënë zotëria kur është ndaluar. Nuk e di ky se kush e ka përgjuar dhe kush e ka vënë përpara e dinë këta. Të vijmë tek rasti konkret, pas emrit atje këta kanë shtuar edhe Ilir Metën. Këto që kanë bërë këta edhe një fëmijë nuk i bën. Kalojmë tek çështja konkrete, nuk mund të ketë kurrë një bashkëpunëtor me emër dhe mbiemër, nuk ka as të ndjekur me emër e mbiemër. Janë kartelat atje ku janë 25 dosje, është emri, mbiemri, kombësia, shtetësia, emri i babait. Edhe po të dojë njeri të zhdukë një dosje nuk e zhduk dot. E gjitha kjo është një palaçollëk.

ilir meta

Sondazh

Poll