Sport

Talenti i Corinthians u kthye në shtëpi me metro, atje u njoh nga tifozët dhe përfundoi duke shpërndarë fanela në tren…

Robert Renan, i riu 18-vjeçar, në vend që të largohej nga stadiumi me një makinë private, vendosi të kthehej në shtëpi me metro, ku provoi një eksperience të re

5 Shtator 2022, 10:35 Nga DOSJA

Talenti i Corinthians u kthye në shtëpi me metro, atje u njoh nga

BRAZIL - Robert Renan, një mbrojtës 18-vjeçar që luan për Corinthians, ishte në stolin e zëvendësuesve në ndeshjen e së dielës, kundër Internacional Porto Alegre, e cila përfundoi në barazim 2-2.

Pas ndeshjes, talenti Robert Renan, në vend që të largohej nga stadiumi me një makinë private ose me një makinë klubi, vendosi të kthehej në shtëpi me metro, pasi stacioni Corinthians-Itaquera është shumë afër stadiumit ‘Neo Química Arena’.

“Çfarë eksperience, shumë mirë të shohësh reagimin e disa fansave, që më njohën në metro. I dhashë fanelat e mia, këtë moment të thjeshtë dhe të veçantë që do ta marr në jetën time”,- ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Mbrojtësi u integrua në skuadrën kryesore të Corinthians këtë vit, duke numëruar deri tani gjashtë ndeshje nën komandën e trajnerit portugez Vítor Pereira.

Talenti i Corinthians u kthye në shtëpi me metro, atje u njoh nga

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll