Sport

Fitorja e katërt radhazi! Man.United po shpik 'MAGJI' në Premier League, 'shfryn tullumbacen' Arsenal

Manchester United-Arsenal ishte kryendeshja e javës në Premier League. Dy skuadrat vinin në javën e gjashtë të kampionatit anglez me objektiva të qarta, ku objektivi i vetëm ishte fitorja.

4 Shtator 2022, 19:36 Nga DOSJA

Fitorja e katërt radhazi! Man.United po shpik 'MAGJI' në

ANGLI- Manchester United-Arsenal ishte kryendeshja e javës në Premier League. Dy skuadrat vinin në javën e gjashtë të kampionatit anglez me objektiva të qarta, ku objektivi i vetëm ishte fitorja. Në 'Old Trafford', ekipi drejtuar nga Ten Hag fiton me shifrat 3-1, duke i shkaktuar humbjen e parë skuadrës drejtuar nga Arteta.

Antony, blerja 100 milionëshe e Manchester United do të shënonte në minutën e 35' pas një asisti të dhënë nga Rashford. Në pjesën e dytë, Saka do të barazonte shifrat në minutën e 60-të. Vetëm pesë minuta më vonë, “Djajtë e Kuq” rikthyen avantazhin me Rashford, që nuk fali përballë portierit pas një asisti të dhënë nga Bruno Fernandes.Ndërkohë në të 75-tën, Eriksen do të pasonte për Rashford që do të shënonte golin e dytë personal.

E.Ç (Dosja.al)

manchester united arsenal

Sondazh

Poll