Sport

VIDEO/ Goli i madh i Luis Suarez në derbin kundër Penarolit…

Ngriti peshë tribunat e Gran Parque Central, me një gol të shkëlqyer autentik kundër Peñarol, në minutën e 52-të në derbin e madh të Uruguajit.

5 Shtator 2022, 07:50 Nga DOSJA

VIDEO/ Goli i madh i Luis Suarez në derbin kundër Penarolit…

URUGUAJI - Në moshën 35-vjeçare, Luis Suarez befasoi duke lënë Europën dhe u kthye në Uruguaji për të përfaqësuar Nacional, klubin ku ai u rrit dhe debutoi. Një vendim që, duke gjykuar nga sa është treguar, nuk ka të bëjë fare me ndonjë rënie të cilësisë.

Këtë të diel, në raundin e katërt të turneut përmbyllës, sulmuesi i njohur Suarez ngriti peshë tribunat e Gran Parque Central me një gol të shkëlqyer autentik kundër Peñarol, në derbin e madh të Uruguajit. Në minutën e 52-të, ai gjuajti nga mesi i fushës befasisht dhe e la Dawson, por të gjithë stadiumin të shtangur. Topi përfundoi në rrjetë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll