Sport

Donte t'i bënte magji Mbappe-s? Zbulohen detajet e dëshmisë së Pogba-s para gjykatës: Kam kontaktuar një shtrigan, por...

Telenovela e Paul Pogba-Mbappe vazhdon të jetë e nxehtë. Pak ditë më parë, Mathias, vëllai i lojtarit të Juventus, akuzoi mesfushorin se kishte punësuar një mësues fetar musliman në përpjekje për t’i bërë magji Kylian Mbappe-s

4 Shtator 2022, 20:31 Nga DOSJA

Donte t'i bënte magji Mbappe-s? Zbulohen detajet e dëshmisë

FRANCË- Telenovela e Paul Pogba-Mbappe vazhdon të jetë e nxehtë. Pak ditë më parë, Mathias, vëllai i lojtarit të Juventus, akuzoi mesfushorin se kishte punësuar një mësues fetar musliman në përpjekje për t’i bërë magji Kylian Mbappe-s. Këtë të diel, 'France.info', ka zbuluar detajet e dëshmisë së futbollistit të Juventusit para gjykatës.

Ai e ka mohuar gjithmonë këtë histori ku shfaqet emri i Mbappe, Paul Pogba do të kishte shpjeguar se ai i dha para "një marabout për një shoqatë humanitare që ndihmon fëmijët në Afrikë, dhe jo për t'i bërë magji shokut të tij të Kombëtares.

Pasi u tha hetuesve se ai ishte rrëmbyer nga miqtë e fëmijërisë dhe dy burra me kapuç, të armatosur me armë, të cilët e fajësonin se nuk i kishte ndihmuar financiarisht, Paul Pogba gjithashtu do të kërkonte të pastronte në një farë mënyre figurën e vëllait të të madh.Çështja vazhdon të jetë nën hetim nga autoritetet policore në Francë, pasi mendohet se vëllai i tij kishte kontaktuar edhe eksponentë të krimit për të organizuara shantazhin.

E.Ç (Dosja.al)

pogba mbappe

Sondazh

Poll