Sport

Gjesti anti-sportiv i Tonalit që askush nuk e pa! Hedh topin në fushë për ndaluar aksionin e Interit, zbulohen pamjet (video)

Milan fitoi me meritë derbin e parë të sezonit 2022-2023.

4 Shtator 2022, 20:00 Nga DOSJA

Gjesti anti-sportiv i Tonalit që askush nuk e pa! Hedh topin në

ITALI- Milan fitoi me meritë derbin e parë të sezonit 2022-2023. Kuqezinjtë mundën Interin 3-2 me një paraqitje shumë të mirë nga pikëpamja teknike dhe taktike për një orë të mirë lojë, por më pas skuadra e Stefano Piolit uli ritmin dhe vetëm super pritjet e portierit Maignan bëri që ekipi të dilte me tri pikë.

Ka një episod që në televizor nuk u dallua qartë. Sandro Tonali bëri një gjest që mund të përkufizohej lehtësisht si 'jo sportiv'. Mesfushori kuqezi, pasi humbi duelin me Dumfries nuk u rikthye menjëherë në pozicion dhe po përpiqej të merrte kohë për të ulur presionin e zikaltërve.

Është e qartë se lojtari holandez i Interit, nga ana e tij, nuk donte të humbte sekondat dhe gjeti Calhanoglu disa metra përpara: turku goditi saktë por një super ndërhyrje e Maignan shmangu barazimin. Në momentin që topi ishte mes këmbëve të futbollistit të Interit, Tonali hodhi topin që mbante në fushë në përpjekje për të ndalur aksionin sulmues të kundërshtarit. Një skenë jo tamam e mirë, aq më tepër që fillimisht u mendua se ishte stjuardi ai që bëri këtë gjest jo sportiv. Realiteti ishte krejt ndryshe.

E.Ç (Dosja.al)

tonali milan

Sondazh

Poll