Sport

Inter, dëmtimi i Lukakut, sulmuesi fluturon në Belgjikë për të vazhduar rikuperimin

Sigurisht që nuk është një periudhë e mirë për Interin, i cili po përjeton javë të vështira mes humbjeve në kampionat dhe dëmtimeve.

4 Shtator 2022, 19:15 Nga DOSJA

Inter, dëmtimi i Lukakut, sulmuesi fluturon në Belgjikë për

ITALI- Sigurisht që nuk është një periudhë e mirë për Interin, i cili po përjeton javë të vështira mes humbjeve në kampionat dhe dëmtimeve. Pas asaj ndaj Lazios në Olimpico, në fakt ka qenë edhe disfata në derbin e shumëpritur ndaj Milanit pasditen e djeshme.

Mungesa e madhe e ndeshjes ishte padyshim sulmuesi Romelu Lukaku, i cili ka një problem në kofshën e majtë. Dëmtimi do ta mbajë për pak kohë larg fushës qendërsulmuesin e Interit. Siç raporton redaksia e Sky Sports, në marrëveshje me stafin mjekësor të skuadrës, sulmuesi ka fluturuar sot drejt Belgjikës për të vazhduar procesin e rehabilitimit.

Belgu do të jetë jashtë Italisë vetëm për disa ditë, por së shpejti do të kthehet në Appiano Gentile për të vazhduar punën me klubin.

E.Ç (Dosja.al)

lukaku inter

Sondazh

Poll