Sport

Milani nën 'pushtetin’ e Rafael Leaos: “Vlen 400 milionë euro!”…

Me dy gola dhe një asistim, ndërkombëtari portugez u vlerësua shumë në shtypin italian. Një nga më ekstravagantet erdhi nga goja e Francesco Repice, komentator i RaiSport.

5 Shtator 2022, 08:04 Nga DOSJA

Milani nën 'pushtetin’ e Rafael Leaos: “Vlen 400

ITALI - Lojtari më i mirë në edicionin e fundit të kampionatit italian, Rafael Leão ishte pika kryesore e fitores së Milanit ndaj Interit (3-2). Me dy gola dhe një asistim, ndërkombëtari portugez u vlerësua shumë në shtypin italian. Një nga më ekstravagantet erdhi nga goja e Francesco Repice, komentator i RaiSport.

“Nëse Jack Grealish i Manchester Cityt vlen 117 milionë euro, atëherë Rafael Leao vlen 400 milionë euro”,- ka thënë ai, duke aluduar për shumën që anglezët i kanë paguar Aston Villas në verën e vitit 2021.

I stërvitur te Sporting, Rafael Leão po përfundon sezonin e tij të katërt me Milanin (22 asistime dhe 30 gola në 120 ndeshje). I lakmuar nga Chelsea afër mbylljes së merkatos, londinezëve iu refuzuan oferta mbi 100 milionë euro nga kuqezinjtë, sipas shtypit transalpin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll