Sport

Mourinho: “Më mirë të humbas një herë 0-4, sesa katër herë nga 0-1!”...

Trajneri i Romës pranon paraqitjen e dobët të skuadrës së tij dhe me një batutë përpiqet të çdramatizojë disfatën

5 Shtator 2022, 07:18 Nga DOSJA

Mourinho: “Më mirë të humbas një herë 0-4, sesa

ITALI - José Mourinho nuk e fshehu zhgënjimin e tij pas humbjes ndaj Udineses (0-4), në javën e pestë të kampionatit italian. Trajneri i Romës e pranoi paraqitjen e dobët të skuadrës së tij.

“Shpjegimi im? Është e thjeshtë. Ishte një lojë e komplikuar ndaj një kundërshtari, që di t’i shfrytëzojë këto lloj situatash. Është nga ato ndeshjet ku nuk mund të humbësh, sepse do të mbrojnë shumë mirë, do të kontrollojnë ritmin e lojës, do të bëjnë faull taktik dhe do të përdorin kundërsulmin. Kur je në disavantazh, je në vështirësi”,- ka pranuar ai për  DAZN, duke refuzuar të flasë për arbitrimin: “Kur humbet 0-4 nuk mund të flasësh për arbitrim. Është një rregull që e kam”.

Dhe sa i përket shifrave të humbjeve, Mourinho u përpoq të zhvlerësonte dramaticitetin e disfatës. “Preferoj të humbas një herë 0-4 sesa katër herë nga 0-1, sepse në thelb po humb tre pikë në vend të 12”,- përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll