Sport

E PABESUESHME! Një tifoz hyn në fushë dhe sulmon lojtarin e Besiktashit (video)

5 Shtator 2022, 07:40 Nga DOSJA

 

E PABESUESHME! Një tifoz hyn në fushë dhe sulmon lojtarin e

TURQI - Gjëja e pazakontë ka ndodhur në kampionatin turk. Pas bilbilit të fundit të fitores së Besiktashit ndaj Ankaraguçu (3-2), në kuadër të javës së pestë të kampionatit, një tifoz i ekipit mik ka hyrë në fushë për të sulmuar një lojtar kundërshtar.

Në pamje shihet një burrë që vrapon me shpejtësi drejt mesit të fushës, ku përfundon duke e shkelmuar Salih Uçanin të Beshiktashit. ‘Agresori’ u ndal nga kushdo që ishte më afër, Souza, ish-mesfushori i FC Porto dhe Wout Weghorst, sulmuesi holandez, të cilët nuk e fshehën pakënaqësinë e tyre për atë që kishte ndodhur.

Shikoni videon:


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll