Sport

Lojtari i nervozuar me rezultatin godet topin në tribunë, përfundon në fytyrën e një gruaje! Reagimi i tifozëve (video)

Gjesti i mesfushorit të New York Red Bulls, Dru Yearwood në humbjen 0-2 në MLS kundër Philadelphia Union, sigurisht që nuk do të mbahet mend si një shembull i mirë,veçanërisht për fëmijët e shumtë të pranishëm.

4 Shtator 2022, 18:50 Nga DOSJA

Lojtari i nervozuar me rezultatin godet topin në tribunë,

SHBA- Gjesti i mesfushorit të New York Red Bulls, Dru Yearwood në humbjen 0-2 në MLS kundër Philadelphia Union, sigurisht që nuk do të mbahet mend si një shembull i mirë,veçanërisht për fëmijët e shumtë të pranishëm. 22-vjeçari anglez, në kohën shtesë të ndeshjes, dukshëm i mërzitur nga rezultati dhe për një goditje dënimi të fishkëllyer kundër tij, e ka parë të arsyeshme të hedhë topin me fuqi të madhe drejt tifozëve në tribunë.Ndoshta një gjest instinktiv, por fakti është se ai ka goditur në fytyrë një grua dhe ka bërë që një fëmijë të qajë.

Sapo arbitri Ford fërshëllu një goditje dënimi pranë vijës anësore, Yearwood goditi menjëherë topin dhe e hodhi atë në tribunën e pushtuar nga tifozët e tij të Neë York Red Bulls. Mesfushori, megjithatë, goditi në fytyrë një tifoz dhe madje la një fëmijë të përlotur pak më tutje, ndoshta i frikësuar dhe i shqetësuar për atë që ndodhi. Ish-lojtari i Brentford, duke vënë re aktin e keq që sapo kishte bërë, më pas shkoi pranë tribunës për të kërkuar falje, por pa dobi.

Një mbështetës i Red Bulls shkoi për të takuar lojtarin, duke mos e lejuar të shkonte për t'i kërkuar falje vajzës së prekur, ndërsa vetë fansat e tij brohoritën "Ass****" në drejtim të anglezit. Yearëood më pas kërkoi falje zyrtarisht në rrjetet sociale: “Dua të kërkoj falje nga thellësia e zemrës sime për tifozët që u goditën nga topi. Emocionet e mia u mposhtën nga unë në këtë ditë dhe zhgënjeva të gjithë klubin dhe çdo tifoz të Neë York Red Bulls. Shpresoj që fansat të jenë mirë dhe të më falin”, ka shkruar ai në Twitter.

E.Ç (Dosja.al)

shba new york red bulls

Sondazh

Poll

Sport 4 Shtator 2022, 12:17

Ten Hag paralajmëron sërish Ronaldon...

ANGLI - Erik ten Hag, trajneri i Manchester United, vuri në dukje sërish Cristiano Ronaldon, duke lënë të kuptohet se portugez 37-vje...