Politike

VD-Alibeaj u rikonfirmua si kryetar grupi, Berisha: Treni i PD nuk ndalet, mbetemi të hapur

Berisha u shpreh se PD është e pandalshme dhe nuk mund ta ndalojë njeri trenin e saj. 

2 Shtator 2022, 12:24 Nga A.B
VD-Alibeaj u rikonfirmua si kryetar grupi, Berisha: Treni i PD nuk ndalet,
Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u pyet ditën e sotme për fatin e PD-së dhe për vendimin e marrë një ditë më parë nga disa deputetë për rikonfirmimin e Enkelejd Alibeajt në krye të grupit parlamentar të partisë. Berisha u shpreh se PD është e pandalshme dhe nuk mund ta ndalojë njeri trenin e saj. 

'PD është e pandalshme, treni i saj nuk ndalet, natyrisht ajo mbetet e hapur. Gjatë një viti u bënë të gjitha llojet e përpjekjeve për ta ndarë. Gjatë kësaj kohe u bënë të gjitha përpjekjet për ta ndalë, ai vetëm sa rriti shpejtësinë.'- u shpreh Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll