Politike

VD-Largimi i Gledis Nano, Berisha: Nuk e shkarkon dot ministri, u largua nga Rama

Berisha u shpreh se Nano u hoq nga puna nga kryeministri Edi Rama pasi ministri nuk e largoi dot. 

2 Shtator 2022, 12:17 Nga A.B
VD-Largimi i Gledis Nano, Berisha: Nuk e shkarkon dot ministri, u largua nga
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se nuk ka asnjë respekt për ish drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ai u shpreh se Nano u hoq nga puna nga kryeministri Edi Rama pasi ministri nuk e largoi dot. 

'Nuk kam ndonjë respekt për Gledis Nanon se u zgjodh mbi kritere politike, por largimi i tij ishte politik, se u shkeli në kallo. Thuhet se largimi i tij ka lidhje me kontejnerin që u la pesë javë në port derisa u vodh e gjithë kokaina. Kjo e tërboi Edi Ramën. Thuhet se ky takoi Jetmir Ladën, i cili ndër të tjera i tha se Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro në muaj nga Ervis Martini. E sigurt është që fillimi është brenda familjes Rama. Atë nuk mund ta hiqte asnjë njeri tjetër përveç kryeministrit. Ministri nuk e heq dot. Kështu ky u hoq për afera të Edi Ramës. Po pse, për Ardi Veliun e hoqi ai? E ka hequr për veten e tij, për familjen e tij.'- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll