Politike

Kallëzoi Autoritetin e Dosjeve/ Meta cakton avokatin e çështjes, Kreu i PL: Do deskreditojmë këtë manipulim

Meta thotë se ka besim se çështja do të ndiqet deri në fund e se do të deskreditohet ky manipulim që është bërë ndaj tij. 

2 Shtator 2022, 11:24 Nga A.B
Kallëzoi Autoritetin e Dosjeve/ Meta cakton avokatin e
Ilir Meta

TIRANË- Një ditë pas kallëzimit penal për 5 anëtarët e Autoritetit të Dosjeve, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka njoftuar se ka caktiar Genc Gjokutajn si avokatin që do të merret me këtë çështje. Këtë e ka ndarë vetë Meta në një postim të bërë në 'Facebook'. Ai thotë se ka besim se çështja do të ndiqet deri në fund e se do të deskreditohet ky manipulim që është bërë ndaj tij. 

POSTIMI I METËS:

Një ditë pas kallëzimit penal për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve, ndërmorra sot hapin tjetër të radhës të caktimit të z.Genc Gjokutaj, avokat dhe ish-prokuror i njohur, për të ndjekur ligjërisht këtë çështje në funksion të një procesi të rregullt ligjor, por edhe transparent para të gjithë qytetarëve shqiptarë. Jam i bindur në diskreditimin e plotë të këtij manipulimi dhe falsifikimi ndër më të rëndët në historinë e pluralizmit politik. Falsifikatorët do të përballen me të gjithë forcën e ligjit!

Një ditë më parë Meta ka bërë kallëzim penal në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK) dhe Prokurorinë e Tiranës për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve pasi u pretenduar se ishte bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit. 

ilir meta

Sondazh

Poll