Politike

News24 publikoi lejen me firmën e Ramës, MB: Ishte me kusht, kthe tokën e taksat e papaguara

Sipas MB, ky dokument tregon se aksioni i IMT-së që ka nisur këtë mëngjes, është i ligjshëm.

2 Shtator 2022, 11:36 Nga F.M
News24 publikoi lejen me firmën e Ramës, MB: Ishte me kusht, kthe
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministria e Brendshme i është përgjigjur “Neës24” që më herët publikoi një document përmes të cilit pretendon se tregohet ligjshmëria e ndërtimit të piushinave në “Prestige Resort”. Në një postim në rrjetet sociale, MB shkruan se leja në fjalë ka qenë me kusht që vetëm kur të plotësoheshin dokumentacionet tekniko-ligjor dhe të paguheshin taksat përkatëse do të niste ndërtimi. Sipas MB, ky dokument tregon se aksioni i IMT-së që ka nisur këtë mëngjes, është i ligjshëm.

“Pretendimi i mediave të zotit Irfan Hysenbelliu se ndërhyrja e sotme e IKMT është e paligjshme pasi resorti paska leje të miratuar është një tjetër manipulim i opinionit publik. Dokumenti i nxjerrë në mediat në fjalë me firmën e kryeministrit Edi Rama si kryetar i KKT provon të kundërtën e pretendimit. Leja është një leje me kusht, ku thuhet qartësisht se dokumenti i lejes së ndërtimit do të jepet vetëm pasi tē plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse. Asnjëri nga kushtet nuk është plotësuar dhe sot zoti Irfan Hysenbelliu i detyrohet shtetit dhe qytetarëve kthimin e sipërfaqeve të zaptuara si edhe borxhin financiar nga mospagimi i taksave,”- shkruan Ministria e Brendshme.

Inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit janë vendosur në orët e para të mëngjesit në ambientet e resortit “Prestige Resort, pjesë e “Hysenbelliu Group”, në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu, në plazhin e Golemit. IKMT ka nisur prishjen e pishinës të vendosur në resort dhe pjesën rreth godinës. Sipas inspektorëve, kjo pjesë është ndërtuar pa leje dhe duhet shembur. 

bledi cuci imt te prestige resort

Sondazh

Poll