Politike

VD-Shembjet tek "Prestige Resort", Berisha: Akt politik, dënojmë çdo ndërhyrje me background politik

Kreu i PD-së tha se ky është një akt shumë i shëmtuar. 

2 Shtator 2022, 12:13 Nga F.M
VD-Shembjet tek "Prestige Resort", Berisha: Akt politik,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar shembjet që kanë nisur tek "Prestige Resort" këtë mëngjes. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se aksioni i nisur është politik. Ai tha se kryeministri Edi Rama po përpiqet të shuajë të gjitha zërat kritikë. Kreu i PD-së tha se ky është një akt shumë i shëmtuar.  

"Fakti që ka dhënë leje e bën atë përgjegjës për shembjen e paligjshme të këtij resorti. Të gjitha të dhënat e deritanishme tregojnë se kemi të bëjmë me një përpjekje të hapur për të shkatërruar lirinë e medias, një biznes që nuk u përputh me kërkesat politike të Edi Ramës. Në çdo rast, çdo ndërhyrje, me background politik, ne jemi kundër dhe e dënojmë me forcën më të madhe. Akti është shumë i shëmtuar dhe është shpërthimi i një urrejtjeje nga një regjim që nuk di ku të fusë kokën dhe përpiqet të shuajë mediat, të shuajë zërat kritikë,"- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll