Politike

IMT në 'Prestige Resort', Meta: Aksion i paligjshëm, sulm ndaj lirisë dhe pavarësisë së medias

Kreu i PL-së shkruan se ka ardhur koha për t'i dhënë fund iluzioneve ndaj një skizofrenie që nuk njeh as Kushtetutë. 

2 Shtator 2022, 11:14 Nga A.B
IMT në 'Prestige Resort', Meta: Aksion i paligjshëm, sulm
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas aksionit të IMT-së në 'Prestige Resort' në Durrës. Meta e quan këtë aksion si të paligjshëm ndërsa shton se është një sulm i drejtëpërdrejtë ndaj lirisë dhe pavarësisë së medias. Po ashtu, kreu i PL-së shkruan se ka ardhur koha për t'i dhënë fund iluzioneve ndaj një skizofrenie që nuk njeh as Kushtetutë. 

REAGIMI I METËS:

KOHA PËR T'I VËNË RRUSPAT REGJIMIT TË RRUSPIJEVE! Aksioni i paligjshëm i IKMT në "Prestige Resort" në kulmin e sezonit turistik, është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë dhe pavarësisë së medias. Koha për t'i dhënë fund iluzioneve ndaj një skizofreni që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj dhe asnjë të drejtë themelore! Koha për t'i vënë rruspat regjimit të rruspijeve që po plaçkit vendin dhe shkatërron pronat e ligjshme!

Në orët e para të mëngjesit, Inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së territorit kanë hyrë pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit, për të kryer shembjen e pishinës. Sipas përfaqësuesve të resortit kjo që po ndodh është e paligjshme pasi vetë Rama ka dhënë leje për ndërtimin e pishinës. 

ilir meta imt ne prestige resort

Sondazh

Poll