Politike

VIDEO/ Berisha: Ardi Veliu merrte 30 mijë euro në muaj nga Ervis Martinaj, i bleu dhe vilë

Berisha tregon lidhjen mes Martinajt e Veliut.

2 Shtator 2022, 12:23 Nga F.M
VIDEO/ Berisha: Ardi Veliu merrte 30 mijë euro në muaj nga Ervis
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka qenë një nga personat që paguhej nga Ervis Martinaj, biznesmeni i lojërave të fatit që rezulton i zhdukur. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Martinaj i jepte Veliut 30 mijë euro në muaj. Ai shtoi se biznesmeni i kishte blerë edhe vilë Veliut. 

"Thuhet se Ardi Veliu paguhej me 30 mijë euro nga Ervis Martinaj, ia merrte çdo muaj dhe i kishte blerë edhe vilë madje. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë e heq vetëm kryeministri, asnjë tjetër,"- tha Berisha. 

 

ervis martinaj ardi veliu zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll