Politike

'Gjuha ime e çuditshme'/ Deklarata e Ramës, Berisha: Albanofobë anti-shqiptar

Berisha i quan deklaratat e Ramës si anti shqiptare e të cilat mund të thuhen nga dikush që gjuha shqipe u duket e çuditshme. 

2 Shtator 2022, 11:40 Nga A.B
'Gjuha ime e çuditshme'/ Deklarata e Ramës, Berisha:
Sali Berisha dhe Edi Rama

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama në 'Open Balkan'. Berisha i quan deklaratat e Ramës si anti shqiptare e të cilat mund të thuhen nga dikush që gjuha shqipe u duket e çuditshme. 

'Vetëm albanofobëve anti-shqiptar gjuha shqipe ju duket e çuditshme, për shqiptarët dhe miqtë e tyre ajo është gjuhë e bukur.'- shkruan Berisha. 

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama nisi fjalimin duke thënë se i duhet të flasë në gjuhën shqipe duke thënë: Më duhet të flas në gjuhën time të çuditshme....

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll