Politike

Vuçiç: BE të na kuptojë e respektojë pavarësisht problemeve të brendshme

Sipas Vuçiç BE është investuesi më i madh në rajon dhe si e tillë duhet të kuptojë objektivat dhe se pavarsisht problemeve duhet të dëgjojë më tepër.

2 Shtator 2022, 11:30 Nga F.M
Vuçiç: BE të na kuptojë e respektojë
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u shpreh se BE duhet të jetë më mirëkuptuese dhe të mos shoë vetëm gabimet në vendet e rajonit. Sipas Vuçiç BE është investuesi më i madh në rajon dhe si e tillë duhet të kuptojë objektivat dhe se pavarsisht problemeve duhet të dëgjojë më tepër.

Aleksandër Vuçiç: Duhet të shikojmë se si duhet të rrisim bashkëpunimin mes vendeve. Nëse dikush të sheh çdo ditë se çfarë bën gabim dhe gabimet janë të vetmet gjëra që shohin, është njësoj si të shohësh familjen me gabime. Pra, nëse nuk sheh gjëra të mira dhe gjithmonë qorton për gjithçka, nuk mund të jesh i lumtur. Nëse ata dëshmojnë të njëjtij respeKt që nuk u kemi dhënë atyre, do të ishte mirë. BE është investuesi më i madh. BE duhet të kuptojë objektivat, ne kërkojmë që pavarësisht problemeve të tyre të na dëgjonin më tepër.

aleksander vucic open ballkan ne beograd

Sondazh

Poll