Politike

Përfaqësuesi i Bosnjës: Duhet t'i bashkohemi Ballkanit të Hapur, bllokohemi prej 2 njerëzve

Tegeltija u shpreh se Bosnje dhe Hercegovina duhet t'i bashkohet nismës mirëpo pengohet nga dy persona.

2 Shtator 2022, 10:52 Nga A.B
Përfaqësuesi i Bosnjës: Duhet t'i bashkohemi Ballkanit
Zoran Tegeltija

BEOGRAD- Kryetari i Këshillit të Ministrave në Bosnje-Hercegovinë nga radhët e komunitetit serb, Zoran Tegeltija ishte i pranishëm ditën e sotme në konferencën e përbashkët të lidervë të 'Ballkanit të Hapur'. Tegeltija u shpreh se Bosnje dhe Hercegovina duhet t'i bashkohet nismës mirëpo pengohet nga dy persona. Më tej ai tha se pengesa do të zgjidhet në zgjedhjet që po afrohen. 

'Është mirë të gjendesh këtu. Atmosfera dhe në kushtet ku punojmë janë të përsosura. Më vjen mirë t’i dëgjoj kur flasin për zgjidhet e problemeve për vendet e tyre dhe për të gjithë rajonin. Jam mirënjohës që gjendem i ulur këtu pranë tyre. 3 muaj më parë në Ohër thashë se shpresoj që fjala ime do të ishte e fundit si mike e Bosnje-Hercegovinës, por ja ku jemi sërish këtu. Ose samitet mbahen shpesh ose Bosnje-Hercegovina ka shumë probleme për tu bërë pjesë. Procesi i Ballkanit të Hapur është i synuar ndaj biznesit dhe qytetarëve. Do të përsëris sot nevojën që Bosnje-Hercegovina të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur. Hapësira e biznesit ka nevojë parë të katërta liritë njësoj si në BE. Shpresoj që shumë do të lexojnë dhe do të kujtojnë atë çfarë Vuçiç tha në fjalën e tij hyrëse, se si tregtia e produkteve ushqimore është përmirësuar falë vendimeve në samite dhe shkurtimit të kohës së pritjes në kufi.

Sot kemi nisur fushatat parazgjedhore dhe e dini çfarë ndodh. Politikanët janë aktiv, përpiqen të fitojnë mbështetjen e tyre. Janë të gjithë duke bërë fushatë por unë gjendem këtu si një mik i ftuar. Shoh sot në media se ata që pengojnë procesin e anëtarësimit në Ballkanin e Hapur po flasin sot për mua që jam këtu. Nuk jam këtu në emër të atyre që bllokojnë, por të atyre njerëzve të cilëve nisma e Ballkanit të Hapur mund t’i japë vetëm përfitime. Kjo nismë është proces i pandalshëm se nuk i shkakton dëm askujt dhe bashkimi i Bosnjes në këtë nismë nuk pengon. Kjo pengohet vetëm nga 2 njerëz sot, por edhe kjo do të zgjidhet se zgjedhjet po afrojmë. Nuk më erdhi shumë mirë që dje në darkë nuk provuam verën dhe ushqimin e Bosnje Hercegovinës por kjo ndoshta vjen se nuk jemi pjesë”, tha Tegeltija.

zoran tegeltija open ballkan ne beograd

Sondazh

Poll