Aktualitet

“Aksioni është urdhër i Ramës”/ Peza: IMT nuk ka zbatuar procedurën ligjore

Alfred Peza pohoi se shembja e objektit me leje në resortin “Prestige Resort” në pronësi të “Hysenbelliu Group”, është sulm direkt nga Rama.

2 Shtator 2022, 08:53 Nga A.B
“Aksioni është urdhër i Ramës”/ Peza: IMT nuk ka
Alfred Peza

DURRËS- Ish-deputeti, drejtor i medias Panorama, Alfred Peza pohoi se shembja e objektit me leje në resortin “Prestige Resort” në pronësi të “Hysenbelliu Group”, është sulm direkt dhe urdhër i kryeministrit Edi Rama.

'Në këtë shesh në këtë resort ishte llogaritur të bëhej një dasmë amerikane. Shqipëria është e mbushur me ndërtime pa leje. Ky është një qëllim i pastër politik, për shkak se pronari i këtij resorti është botuesi më i madh dhe sulmi bëhet për shkak të denoncimeve që janë bërë në media. Është urdhër direkt i kryeministrit Rama. Kam negociuar që kjo të mos ndodhte sepse është në shkelje të ligjit. Subjekti nëse është në shkelje të ligjit duhet ti jepet kohë. Fakti që sapo ndërrohet kryeinspektorja dhe jep dorëheqjen kryeinspektori sepse nuk donte të firmoste këtë urdhër sot tregon se urdhri është nga Rama”- u shpreh Peza.

Inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së territorit mëngjesin e sotëm kanë hyrë pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit, për të kryer shembjen e pishinës.

 

alfred peza imt ne prestige resort

Sondazh

Poll